AKTUALITET

“Më ka ngacmuar djalin autik”/ Familjarët dhe bashkëfshatarët i dalin në mbrojtje të akuzuarit, babai i tre fëmijëve: Jam i pafajshëm!

12:39 - 14.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dionis Myrtollari, i akuzuar për ngacmimin seksual të një 18-vjeçari me aftësi ndryshe, ka protestuar së bashku me familjarë e bashkëfshatarë të tij, në komisariatin e Korçës. Ai ka kërkuar që të zbardhet e vërteta duke deklaruar se është i pafajshëm.




“Të zbardhet ngjarja, më kanë akuzuar. Nuk di çfarë të bëj, të më japë shteti drejtësi. Njoftova policin e zonës mbi 10 herë nuk kanë marrë masa. Janë budallenj, jam në mes të budallenjve. Kam 3 fëmijë, t’i japë zgjidhje. Është i sëmurë mendore, jam para policisë këtu. Fëmijët nuk dalin dot jashtë, jam me gjithë fshatin këtu. S’kanë shtëpi asgjë, më kanë shkatërruar fëmijët”, tha Dionis Myrtollari.

Ndërsa bashkëshortja e tij u shpreh se “e di çfarë burri ka marrë dhe ai nuk bën të tilla gjëra”, duke shtuar se djali me aftësi ndryshe del i zhveshur në lagje dhe u tmerron fëmijët duke i goditur me gurë.

“E denoncoi bashkëshortin tim për këto gjëra. Unë e di çfarë burri kam marrë, nuk i bën këto gjëra. Kam 3 fëmijë për të rritur e ushqyer. Jemi shumë të shqetësuar, shkoj në shtëpi i gjej fëmijët duke qarë. Ai heq rrobat dhe del zhveshur më lagje, më tmerron fëmijët, i godet me gurë. Dua nderin e familjes sime sepse më ka prishur qetësinë. Jam me gjithë njerëzit e fshatit këtu”, deklaroi gruaja.

Më datën 12 tetor, Ativie Qazimllari nga fshati Porodinë i Korçës ka denoncuar fqinjin e saj se i ka ngacmuar seksualisht të birin 18-vjeçar me aftësi ndryshe. Ajo ka thënë se e ka parë Dionis Myrtollarin bashkë me djalin e saj të zhveshur në bodrum.

“Ma ka zhveshur djalin nga gjysma e trupit e poshtë dhe nuk e di a i bëri gjë apo jo, i pashë të dy lakuriq”, është shprehur gruaja ndërkohë që policia po verifikon deklaratat e saj.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet për vlerësim, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi më datë 12.10.2022, ka bërë kallëzim shtetasja A. Q., 55 vjeçe, banuese në fshatin Porodinë, Korçë, e cila pretendon se 4 muaj më parë, shtetasi D. M., 40 vjeç, i ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe. Kjo ngjarje nuk është raportuar më parë në Polici, nga familjarët e djalit. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.