AKTUALITET

‘Më kërcënon’/ Denoncimi i zyrtarit të lartë ndaj shefit të Komisariatit të Vaut të Dejës: Mbron parcelat me kanabis dhe bën pazare me trafikantët!

10:58 - 14.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Vau Dejës, Mark Zhuri akuzon shefin e Komisariatit të Policisë, Bardhyl Saliu si personin, i cili ka mbrojtur parcelat me kanabis në zonën e Temalit, ku Zhuri ka qenë deri me tani administrator i asaj njësie.




Në një prononcim për mediat, ai ka treguar dhe konfliktet e vazhdueshme me të. Zhuri deklaron se ka informuar te gjithë institucionet deri tek Kryeministri Rama për ketë situatë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

WhatsApp Image 2022-10-14 at 10.38.08 AM WhatsApp Image 2022-10-14 at 10.38.08 AM (1)
<
>

Zyrtari tha se pak ditë më parë është kërcënuar nga shefi i komisariatit të Policisë në Vaun e Dejës, Bardhyl Saliu pas denoncimeve që ka bere ndaj tij prej disa muajsh me radhe lidhur me kanabisin.  Zhuri i ka bërë një denoncim në Prokurorinë e Shkodrës ndaj shefit të Vaut të Dejës, Bardhyl Saliu për drogën dhe kërcënimin ndaj tij.

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë shprehet se Saliu ka mbrojtur ato parcela droge në Temal ku ka marrë para nga trafikantët, ndërsa në muajin korrik, sipas tij, me urdhër të shefit, Saliu janë djegur 200 hektar pyje në Temal duke bërë një masakër mjedisore. Zhuri kërkon largimin sa më parë të Saliut si shef i Policisë në Vau Dejës si dhe zbardhjen e kësaj situate kriminale.

WhatsApp Image 2022-10-14 at 10.37.14 AM WhatsApp Image 2022-10-14 at 10.37.15 AM WhatsApp Image 2022-10-14 at 10.37.15 AM (1) WhatsApp Image 2022-10-14 at 10.37.15 AM (2) WhatsApp Image 2022-10-14 at 10.37.16 AM WhatsApp Image 2022-10-14 at 10.37.16 AM (1) WhatsApp Image 2022-10-14 at 10.37.16 AM (2)
<
>

DENONCIMI I PLOTË I ZHURIT:

“Unë në datën 11 rreth orës 12 kisha një takim me kryetarin e Bashkisë dhe punonjës të njësisë administrative Demal. Kur përfundova, rrugën ma kishte zënë shefi i komisariatit të Vaut të Dejës, Bardhyl Saliu që më kërcënoi mua dhe dy shokët e mi. Pasi na ofendoi më akuzoi edhe për një tender të një rruge në fshatin Vilë të njësisë administrative Demal, që unë s’kisha asnjë lidhje me këtë tender. U vazhdua me ofendime dhe shkëmbyem ofendime më njëri-tjetrin. Unë i kam bërë denoncim për këtë ngjarje dhe kam një vit që e denoncoj, si për ndërtimet si për sjelljet arrogante karshi banorëve dhe kryepleqve të fshatrave. Unë kam njoftuar të gjitha instancat e shtetit shqiptar. Kam informuar edhe Kryeministrin e Shqipërisë dhe Ministrin e Brendshëm. Po ashtu kam njoftuar edhe ish-drejtorin e policisë së Shtetit, Gledis Nano. Me mbështetjen e tij zona është kanabizuar, ata që paguajnë 4 mijë euro për parcele nuk u është hequr parcela, ndërsa të tjerëve u është hequr. Nga ana tjetër në muajin korrik, gjatë djegjes së kanabisit janë djegur rreth 200 hektar pyje dhe nuk është marrë asnjë masë. Unë kam shkuar me shkresa dhe me numër protokolli dhe s’kam marrë asnjë përgjigje. Përgjigja e vetme ishte kërcënimi nga ana e komisarit të policisë. Provat i kam çuar edhe te SHKB-ja, kam komunikuar edhe me Ardi Veliun, kam shkëmbyer mesazhe në Whatsapp me të, por asgjë nuk është bërë. Unë kërkoj që ky të shporret një orë e më parë nga komisariati dhe të ndiqet penalisht. Unë kam 4 mandate që kam punuar në Komunë dhe ky njeri nuk bashkëpunon me asnjë. Rastet e Kanabisit janë pa adresë vetëm të shkosh aty do habitesh. Bardhyli këtë vit e ka realizuar 150 % të prodhimit”, u shpreh Zhuri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.