Kryesore

Kush do jetë kandidati për Bashkinë e Tiranës? Sali Berisha: Personi që do të jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës…

08:40 - 14.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati i Partisë Demkratike për Bashkinë e Tiranës ishte temë diskutimi në emisionin ‘Opinion’. Ish Kryeministri Sali Berisha ka theksuar se kandidati do të jetë i pranuar nga grupi parlamentar. Do të jetë ai që do të fitojë në primare.




Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ka vlerësim maksimal për mjekun Ilir Alimehmeti, për të cilin diskutohet se mund të kandidojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

A do të jetë Ilir Alimehmeti kandidat potencial?

Ai është një djalë me reputacion të plotë dhe vlerësimin tim e ka maksimal. Por a do jetë ai a do jetë tjetër, do e shikojmë?

Cili duhet të ishte profili për Bashkinë  e Tiranës?

Tiranën e kemi fituar katër herë me profil politik. E fituam me Sali Kelmendin, Albert Brojkën, Spartak Ngjelën, dhe Lulzim Bashën. Pra fiton profili politik. Pra ai që do të marrë vota më shumë në primare do të jetë kandidati kryesor për Bashkinë e Tiranës


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.