Kronikë

Mbante në banesë ‘shotgun’ dhe municione luftarake/ Kush është 47-vjeçari i arrestuar që fshihte armët në Krujë!

12:53 - 14.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

NJë 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi në banesën e tij janë gjetur armë dhe municione luftarake pa leje. Kujtim Jangozi u arrestua pas kontrollit të kryer në banesën e tij ku u gjetën 2 armë zjarri shotgun dhe 3 krehëra me municion luftarak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.




NJOFTIMI I POLICISË:

Krujë/ Fshihte armën e zjarrit në banesën e tij, vihet në pranga 47-vjeçari, sekuestrohen arma dhe 3 krehëra me municion luftarak. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Room”. Shërbimet e Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të kontrolleve të befasishme ndaj shtetasve dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim goditjen e paligjshmërive, si dhe mbështetur nga inteligjenca operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Room”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: K. J., 47 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në banesën e 47-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një armë zjarri pushkë, si dhe 3 krehëra me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.