AKTUALITET

“Nuk pranojnë ofertën e qeverisë”/ Drejtuesi i Sindikatës së Universitetit: Ne nuk jemi në shërbim të askujt!

12:12 - 14.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Sindikatës së Universitetit, Qazim Lataj i pranishëm në protestën e organizuar sot para Universitetit të Arteve deklaroi se nuk pranojnë ofertën e qeverisë, pasi siç tha ai nuk ka para për universitetet.




Lataj deklaroi se pedagogët që kanë dalë në protestë nuk janë në shërbim të askujt, por në funksion të punës së tyre. Ai i bëri thirrje ministres së Arsimit dhe drejtuesve të Universiteteve që t’i lejojnë t’ia dorëzojnë kërkesat e tyre kryeministrit, pse jo edhe Presidentit apo Kuvendit.

“Kjo është një protestë që organizohet nga sindikata e pedagogëve dhe kërkon të mbrojë të drejtat, nuk jemi në shërbim të askujt, por jemi në funksion të punës tonë. I bëj thirrje të gjithë udhëheqësve të arsimit publike, nga ministrja e Arsimit deri tek përgjegjësi i departamentit që mos pengoni këtë protestë, larg sjelljeve jo etike, larg presionit dhe shantazhe. Bashkohuni me ne, rektorë, dekanë sepse vetëm kështu mund t’ja arrijmë. Në lini t’ia drejtojmë këtë kërkesa, kryeministrit, ministres, e pse jo Presidentit dhe Kuvendit. Ju jeni drejtuesit tanë, këtu keni qenë.  E pamë nuk na dhantë gjë! Na premtuan në fushata dhe nuk po shohim asgjë. Shohim një  7% për mua është një thërrime. Mbrëmë pashë që kishte dalë edhe fletorja zyrtare dhe oferta e kryeministrit. Nuk pajtohemi me vendimin e qeverisë, sepse nuk kanë lekë universitetet. Unë edhe si drejtues i sindikatës së universitetit, i them atyre profesorë që sot nuk e njohin, ta tërheqin prapësht atë deklaratë. Ne nuk jemi dhe nuk pranojnë këtyre ofertë, kërkojmë rritjen e pagave për të gjithë punonjësve. Sepse nuk ka vetëm pedagogë, por ka shumë punonjës, duke filluar nga biblioteka deri tek sanitarët. I bëj dhe një kërkesë ministres së arsimit dhe rektorëve që të ushtrojë mirë kompetencat për të ardhurat në universitete.”, tha Lataj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.