Kronikë

Pesë persona tentuan të rrëmbejnë një shtetas dhe e plagosën me armë zjarri, policia vë në pranga edhe një 26 vjeçar të shpallur në kërkim!

13:37 - 14.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arrestohet nga policia e Fierit një shtetas me rrezikshmëri shoqërore, i cili ishte në kërkim për akuzën “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.




Policia thotë se në datën 17.08.2020, në afërsi të stadiumit, në Patos, 5 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të rrëmbejnë shtetasin K. S. dhe më pas e kanë plagosur atë me armë zjarri.

“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier u bë kapja dhe ndalimi i një prej shtetasve të dyshuar si bashkëautor i kësaj ngjarjeje.

Është vënë në pranga shtetasi i shpallur në kërkim Xh. S., 26 vjeç, banues në Patos, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 16.09.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë që shtetasi M. K., 22 vjeç, banues në Lushnjë, është ndaluar nga policia pasi në lagjen “Gafurr Muça”, ka goditur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin E. Xh., 18 vjeç, banues në Savër, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa një i mitur 15 vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin E. H., 18 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.