AKTUALITET

Sulm me armë në Karolinën e Veriut: 15-vjeçari hapi zjarr dhe vrau pesë persona!

15:53 - 14.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një adoleshent 15-vjeçar është autori i sulmit të armatosur që la pesë të vdekur në Raleigh të Karolinës së Veriut, siç njoftoi policia e qytetit.




Viktimat ishin të moshave nga 16 deri në 52 vjeç, ndërsa njëri nga të vdekurit ishte një polic 29-vjeçar, i cili në atë moment ishte nisur për në punë.

Të plagosurit nga sulmi i ndodhur pasdite ishin dy.

I riu ka hapur zjarr papritur, me pushkë, në mes të rrugës, por ende nuk janë zbardhur shkaqet e sakta të aktit të rëndë.

 

Shtetet e Bashkuara po paguajnë një çmim shumë të rëndë për përhapjen e armëve të zjarrit në tokën e tyre dhe lehtësinë karakteristike me të cilën amerikanët mund t’i aksesojnë ato.

Armët e zjarrit shkaktojnë mesatarisht rreth 40,000 vdekje në vit në SHBA, përfshirë vetëvrasjet, sipas uebsajtit të specializuar Gun Violence Archive. Rreth 49,000 njerëz u vranë në 2021, krahasuar me 45,000 në 2020, një vit që kishte vendosur tashmë një rekord tragjik. Këto shifra përkthehen në rreth 130 vdekje në ditë nga plumbat. Këtë vit, që nga fillimi i kësaj jave, kishte pasur gati 35,000 vdekje nga të gjitha shkaqet, sipas të njëjtit burim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.