AKTUALITET

U arrestua në Rinas/ Gjykata merr vendimin: Shtetasi kinez Liangbin Chen do të ekstradohet!

10:05 - 14.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtetasi kinez Liangbin Chen, i cili u arrestua në Rinas pak kohë më parë për mashtrim, do të ekstradohet drejt Kinës. Vendimi është marrë sot nga gjykata, pavarësisht kundërshtimit që bëri i riu.




Liangbin Chen, me profesion programues kompjuterik rezultonte në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohej për “Mashtrim me pasoja të rënda”.

Ai u arrestua në aeroportin e Rinasit rreth orës 14:00 të datës 11 korrik të këtij viti gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore “Air Albania”, në fluturimin Londër-Tiranë.

Shtetasi kinez u arrestua për qëllime ekstradimi për arsye të masës së sigurimit “arrest në burg”, lëshuar nga autoritetet kineze pasi ai njihet si kreu i një grupi kriminal që ka realizuar grabitjen me mashtrim me vlerë rreth 145 milionë euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.