AKTUALITET

Vrasja e 3-fishtë në Klos/ Prokuroria sekuestron telefonat celularë të dy 17-vjeçarëve: Dyshojmë se…

11:41 - 14.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Burrelit ka marrë në dorëzim dy telefonat e adoleshentëve Kenado Shira dhe Renato Hasula, që u përfshinë në një konflikt për një vajzë, duke sjellë dhe tragjedinë e rendë me 3 të vrarë.




Sikurse raporton BW, duke iu referuar dhe prokurorit të çështjes, Abaz Muça, se telefonat do t’i nënshtrohen ekspertimit për të vërtetuar nëse ka pasur apo jo shantazhe nga ana e të rinjve kundrejt 17-vjeçares. Po ashtu mësohet se nga telefonat e të rinjve janë fshirë mesazhet që thuhet se kishte shantazhe e kërcënime.

Kujtojmë se dy ditë më parë në Klos Fiqiri Mjeshtri vrau me armë zjarri Ilir dhe Kenado Shirën dhe plagosi Eglantin dhe Renato Hasulën, ndërsa më pas u vetëvra. autori i krimit është babai i vajzës që u bë ‘mollë sherri’ e përplasjeve mes dy fiseve, pasi pretendohet se dy të rinjtë, kushërinj me njëri-tjetrin ngacmonin adoleshenten.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.