Kryesore

Tjetër protestë në Tiranë/ Të verbrit: Pagesat që marrim janë shumë të ulëta për të përballuar koston e jetës!

10:44 - 15.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër protestë u zhvillua në Tiranë këtë të shtunë. Në ditën e “Shkopit të bardhë”, të verbrit dolën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar të drejtat e tyre si dhe pagesa më të larta.




Ata thanë se kërkojnë përmirësimin e kushteve infrastrukturore që atyre u vijnë në ndihmë për të lëvizur, si dhe rritje të pagesave.

“Nuk kemi kushte, infrastruktura nuk na ndihmon. Pagesat që marrim janë shumë të ulëta për të përballuar koston e jetës. Me vështirësi mbijetojmë. Duhet të paguajmë drita, ujë, personin që kujdeset për ne. Nuk e di si ia dalim. Nuk kemi as ambiente për të lëvizur, për të dalë”, tha një nga protestuesit.

Qytetarët deklaruan se marshimi i tyre protestë vijon drejt Bashkisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.