AKTUALITET

Unioni i Këshillave Studentorë mbështet protestën e pedagogëve: 3 kërkesa për MASR

18:51 - 15.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Unioni i Këshillave Studentorë ka njoftuar se sot është mbajtur një takim me organizata rinore dhe përfaqësues të tjerë të universiteteve. Sipas asaj që njoftohet, në përfundim të takimit u listuan disa kërkesa që do t’i adresohen me shkresë Ministrisë së Arsimit.




Unioni shpreh po ashtu mbështetjen për pedagogët të cilët kanë dalë të protestojnë së fundmi për nivelet e pagave dhe kushtet në universitete.

Më konkretisht, Unioni i Këshillave Studentorë kërkon nga MASR:

Rritjen e përqindjes së dedikuar për arsimin në buxhetin e shtetit në normën 4%

Ulje e tarifës së studimit për të gjitha nivelet e studimit duke indeksuar tarifat në nivelin dyfish të normës aktuale të inflacionit

Mbështetje për kostot e akomodimit dhe artikujt shkencorë, libra shkollorë duke bërë funksionale uljet prej minimalisht 20% nëpërmjet kartës së studentit si dhe ofrimin e shërbimit dhe aksesit në Bibliotekës Online.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.