AKTUALITET

Kina/ Çaji shërbehet me disiplinë ushtarake në kongresin e Partisë Komuniste – Video

19:02 - 16.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Koreografia e koordinuar kujton mënyrën mekanike në të cilën shërbehet edhe çaji në kongresin e Partisë Komuniste Kineze.




Video që bën xhiron e botës, tregon provën e kamarierëve që në lëvizje të koordinuara servirin çaj.

Presidenti kinez Xi Jinping pritet të sigurojë një mandat të tretë pesëvjeçar si sekretar i përgjithshëm i partisë në pushtet në kongresin e Partisë Komuniste Kineze që fillon të dielën në Pekin.

Siç njoftoi Sun Geli, konferenca në fjalë do të zgjasë deri më 22 tetor.

Kongresi i CCP, i cili mbahet çdo pesë vjet, pritet këtë vit të rinovojë ekipin udhëheqës të Kinës duke i siguruar Xi Jinping një mandat të ri.

Një ditë pas përfundimit të tij, më 23 tetor, do të zbardhet përbërja e Komisionit të ri të Përhershëm të Byrosë Politike.

Në total, rreth 2,300 delegatë do të takohen me dyer të mbyllura pas ceremonisë së hapjes së konferencës në Sallën e Madhe të Popullit në anën perëndimore të sheshit Tiananmen në qendër të Pekinit.

Xi Jinping, 69 vjeç, do të bëjë një pasqyrë të pesë viteve të fundit dhe do të përcaktojë udhërrëfyesin e tij për pesë vitet e ardhshme në një fjalim televiziv.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.