AKTUALITET

Ministri i Brendshëm tregon “dobësinë” e Serbisë: Mbijetesa jonë varet nga…

17:47 - 16.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Punëve të Brendshme dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste, Aleksandar Vulin ka deklaruar se mbijetesa e Serbisë varet nga Rusia.




Vulin thotë se miqësia e Beogradit me Moskën është e një rëndësie të madhe. “Kur nuk ka Rusi në tavolinë, nuk ka as Serbi. Millorad Ekmeçiç na mësoi se ‘serbofobia është vetëm një degë e rusofobisë’. Marrëdhëniet me Rusinë, Kinën dhe vendet e tjera që na pranojnë pa shantazhe dhe kushte janë e ardhmja e Serbisë. Pse duhet të jemi pjesë gjeografike e çdo aleance?”, ka theksuar Vulin.

Po ashtu, Vulin ka shprehur mosbesim ndaj propozimit të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, të cilët ofrojnë përfitime ekonomike dhe përshpejtim të procesit të anëtarësimit të shtetit serb në Bashkim Evropian.

Kujtojmë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ditë më parë pati takime me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko dhe atë kinez Chen Bo, të cilëve u kishte kërkuar këshilla dhe ndihmë rreth Kosovës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.