AKTUALITET

Moti i keq në Kretë! Video nga momenti i gjetjes së trupit të nënës 49-vjeçare

21:03 - 16.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Momentet në të cilat drama lë në hije çdo emocion janë kapur në video nga momenti kur polumbarwt gjejnë trupin e nwnws 49- vjeçare në Kretë. Burri dhe një nga fëmijët e gruas fatkeqe shikojnë nga larg se çfarë po ndodh në Agia Pelagia.




Shpresa ishte mbajtur gjallë për disa orë, por frika u bë e vërtetë në mëngjes, pak pas orës 09.00, kur operatori i dronit pa trupin e gruas fatkeqe dhe lajmëroi shpëtimtarët.

Në det është zhytur edhe bashkëshorti i të ndjerës Eugenia Sifakis, i cili po ngjit golgotën e tij.

Gruaja mbeti e bllokuar dhe kur hapi derën e pasagjerit, në një përpjekje të dëshpëruar për t’u arratisur, u përfshi nga ujërat e vrullshme.

Një video e Mega tregon momentin kur ekipet e shpëtimit gjejnë trupin e 49-vjeçares. Dy gomone nxitojnë në vendngjarje dhe me lëvizje të kujdesshme nis rikuperimi i saj.

Deti ka marrë një ngjyrë kafe nga balta dhe në sipërfaqe shihen dru, gurë madje edhe pjesë nga makina.

“Ajo ishte fshehur nga mbeturinat dhe nuk mund të shihej. Më në fund pashë që është trupi i gruas sime dhe i thirra njerëzit. Me të mbërritur më përzënë nga zona dhe e morën nga Pantanassa”, janë fjalët tronditëse të bashkëshortit të të ndjerës.

Eugenia Sifaki Kyrilova do të varroset në Gazi. Ceremonia mortore do të bëhet në Kishën e Shenjtë të Agia Marinës në Tsalikaki në orën 15:30 të së hënës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.