BOTA

VIDEO/ Sfida ‘El Clasico’ i takon Realit, madrilenët shkëlqejnë ndaj Barcelonës dhe i bëjnë dhuratë tifozëve

18:12 - 16.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

El Clasico e javës së nëntë të La Liga i takon Real Madridit.Madrilenët mundën 3-1 në shtëpi Barcelonën.Los Blancos çojnë peshë stadiumin Santiago Bernabeu që në minutën e 12-të, ku një kundërsulm vrasës i të besuarve të Ancelottit përfundon me gol. Goditja e Vinicius  u prit nga Ter Stegen, ndërsa pas topit të kthyer sërish në lojë, Benzema bën atë që di të bëjë më mirë.




Katalanasit kishin rastin ideal për të vendosur ekuilibrat pak më vonë, por Lewandowski nuk shtyn dot në rrjetë sferën, në një pozicion të favorshëm.Në minutën e 35-të, Valverde nga distanca ndëshkon portierin kundërshtar.

Në avantazh të dyfishtë, Real Madrid e pati disi më të lehtë të menaxhonte shifrat, aq më tepër që luante në shtëpinë e vet.

Lewa me shokë rritën presionin dhe iu afruan shumë kundërshtarit, deri në një rast kur polaku dhe shokët e tij të skuadrës pretenduan penallti, por kryesori Sanchez nuk kishte asnjë dyshim dhe vazhdoi lojën.

Goli i Torres në fund rihapi llogaritë e sfidës, por vetëm përkohësisht, pasi Rodrygo do shënonte në shtesë nga pika e bardhë e penalltisë.

Real Madrid kryeson kampionatin me 25 pikë, 3 më shumë se Barcelona.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.