LAJMI I FUNDIT

35-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Gjemaninë, Balla: Sot Shqipëria dhe Gjermania kanë nivelin më të lartë të marrëdhënieve të shkëlqyera

20:42 - 17.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në kuadër të Tetorit Gjerman dhe 35 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë dhe Republikës Federale Gjermane, Kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Gjermani, Taulant Balla zhvilloi një pritje ku mernin pjesë personalitete të shumtë.




Në fjalën e tij Balla tha se 35 vite më parë Shqipëria rivendosi marrëdhëniet diplomatike me Republikën Federale Gjermane ndërsa një vit më vonë, më 22 Tetor 1988 u nënshkrua Marrëveshja mbi Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar me RFGJ-në, e para e këtij lloji me vendet perëndimore.

Sipas Ballës Shqipëria i është mirënjohëse Gjermanisë për mbështetjen e pakufizuar të Gjermanisë për anëtarësimin e Shqipërisë në KiE, OSBE, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Gjithashtu Balla tha se një moment për t’u kujtuar dhe përshëndetur ishte angazhimi i Gjermanisë përkrah SHBA-ve dhe vendeve të tjera aleate të cilat bënë ndërhyrjen ushtarake shpëtimtare në Kosovë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

35 vite më parë Shqipëria rivendosi marrëdhëniet diplomatike me Republikën Federale Gjermane ndërsa një vit më vonë, më 22 Tetor 1988 u nënshkrua Marrëveshja mbi Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar me RFGJ-në, e para e këtij lloji me vendet perëndimore.

Jemi mirënjohës për mbështetjen e pakufizuar të Gjermanisë për anëtarësimin e Shqipërisë në KiE, OSBE, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Një moment për t’u kujtuar dhe përshëndetur ishte angazhimi i Gjermanisë përkrah SHBA-ve dhe vendeve të tjera aleate të cilat bënë ndërhyrjen ushtarake shpëtimtare në Kosovë.

Sot Shqipëria dhe Gjermania kanë nivelin më të lartë historik të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe dhe në kuadër të organizatave ku dy vendet tona aderojnë. Gjermania mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Sot duhet ritheksuar domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, për shkak se ne vlerësojmë se modeli transformues i Gjermanisë, modeli i suksesshëm në kulturën e sipërmarrjes të sektorit privat në Gjermani, janë një mundësi por edhe një kërkesë legjitime, për të kërkuar më shumë prezencë të kompanive gjermane në rajon dhe sigurisht, edhe në Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.