LAJMI I FUNDIT

Afera e inceneratorëve/ Zheji: SPAK kërkon me zë të brishtë rikthimin e Bllakos në burg. Ngjela: Janë mpirë nga frika, i kanë kërcënuar

14:58 - 17.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë emisionit “Pikat mbi i” në ‘News24’ avokati Spartak Ngjela deklaroi se prokuroria e Posaçme SPAK është mpirë nga frika pasi janë kërcënuar, por megjithatë puna e tyre nuk është drejt dështimit. Sipas tij mpirja e SPAK qëndron te aktorët e përfshirë me bandat kriminale, ndërsa tha se Engjëll Agaçi nuk ka të tilla forca që e mbrojnë.




Nga ana tjetër analisti Artur Zheji ka thënë se SPAK nuk ka dhënë shenja të tërmetit që premtoi dhe se tani po kërkon me zë të brishtë rikthimin në qeli të Alqi Bllakos. Sakaq, ai shtoi se arsyet për largimin e Bllakos nga qelia janë të pamjaftueshme.

Spartak Ngjela: SPAK nuk është drejt dështimit, deri tani është i mpirë nga frika, këta të kërcënojnë. Agaçi nuk ka forca të mëdha që e mbrojnë, nuk ka banda. Aty është mpirja. Këta të tjerët nuk kanë mbrojtje. Ne na mbyt korrupsioni, sëmundjen e madhe që kemi është vetëm korrupsioni.

Artur Zheji: Nuk kemi elemente të tërmetit që premtuan. Arben Kraja ka dhënë shenja të një intimidimi. Kemi një SPAK që kërkon me zë të brishtë rikthimin në burg të Alqi Bllakos, teksa arsyet për largimin e tij nga qelia janë të pamjaftueshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.