AKTUALITET

“Agaçi firmosi 17 procedura në 24 orë”/ Afera e Inceneratorëve, Sali Berisha: E gjitha është një parodi, mund të shndërrohej në ‘letër’ të vdekur

13:28 - 17.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë konferencës për shtyp, Sali Berisha komentoi edhe aferën e inceneratorëve. Ai undal tek vajtja e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçi në SPAK. Edhe pse Agaçi nuk foli për mediat, Berisha insiston se pas aferës së frikshme të Inceneratorëve, ekziston vërtetë ai.




Fjala e Sali Berishës për Engjëll Agaçin

Sot duhet të denoncoj pardoinë që po ndodh me aferën e inceneratorëve. Ju e patë, se njeriu i dytë më përgjegjës për këtë aferë 420 milionë euro, hyri dhe doli serbes sikur të ishte në një kafane tek SKAP-i i partisë.

Paratë, taksat e tyre u dhanë pikërisht nga firma e kundraligjshme e Edi Ramës dhe Engjëll Agaçi. Taksapaguesit shqiptar e paguajnë vetëm e vetëm që ti thotë Ramës dhe Këshillit të Ministrave se vendimet që ata firmosin përputhen apo jo me ligjin. Agaçi me gjithë se Enti i Specializuar Kombëtar i Prokurimeve i drejtuar nga Eduard Ahmeti i bëri shkresë se procedrua e prokurimit është e paligjshme, Është prokurim me negociatë të mbyllur. Ai përgatiti faktin për të dhënë fondet për këtë prokurim të paligjshëm. I cili në rast se Agaçi bllokonte fondet shndërrohej ne një letër të vdekur pa vlerë. Ai kërkon të laj duart si Pons Pilati, dhe thotë se tenderin e shpalli ministri. Kurse ky me vetëdije të plotë se procedura e tenderit ishte në kundërshtim me ligjin. Pas Ramës firmosën dispursimin e parave sepse ata ndanin para në këtë aferë monstruoze. Agaçi dhe vetëm ai mund të realizonte 17 procedura në 24 orë. Përveç tij një gjë të tillë mund ta bënte Edi Rama dhe askush tjetër në administratë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.