Kryesore

Ambasadorja e BE flet për Progres-raportin: Shqetësim lufta kundër korrupsionit e pastrimit të parave!

15:56 - 17.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja e BE foli sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për integrimin evropian mbi raportin e progresit të publikuar një javë më parë nga KE.




Sipas ambasadores, raporti i progresit i këtij viti ka një rëndësi te posaçme për Shqipërinë. Ajo vuri theksin tek shqetësimet qe ngre raporti ku kërkohet vijimi i luftës kundër korrupsionit, kundër pastrimit te parave. Ndërsa shqetësim mbetet për KE edhe liria e shprehjes dhe intimidimi i gazetareve.

“Duhet të ndaj me ju disa prej gjetjeve kyce të tij: u përmend që ka një kontekst më të gjerë, agresioni i luftës ruse kundr Ukrainës se ka sjellë BE e BP më pranë, ka vendosur zgjerimin e BE në krye të agjendës. Perspektiva e anëtarësimit spirancë e fortë për mirëqenien e paqen e sigurinë. Shqipëria ka marrë orientim të qartë si një partnere e besueshme e BE. Pika e dytë thelbësore, më 19 korrik me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveriate Shqiperia ka celur fazë të re të anëtarësimit në BE. Komisioni vijoi me analizën e procesit të legjislacionit. Raporti i këtij viti ka rëndësi të posacme për vendin. Shqipëria vijoj të ruajë fokusin te agjenda e reformave të BE, pavarësisht sfidave. Raporti i ben thirrje qeverisë të vijojë të përqendrohet për cuarjen para të reformave me opozitën e pjesët e shoqërisë. Ritmi i reformave do pritet të rritet e do ketë monitorim në rritje. Udhëheqje e fortë politike do jetë thelbësore për të realizuar reformat e kërkuara për të ecur para me negociatat. Administrata publike, raporti vë re se ka pasur progres të kufizuar, thekson rëndësinë e sigurimit të qasjes së barabartë të qytetarëve me aftësi të kufizuar. Shteti i së drejtës, funksionimi i gjyqësorit, progres të mirë në përgjithësi. Efikasiteti ndikohet negativisht nga kohëzgjatja e proceseve gjyqësore. Rekomandimet kërkojnë një aksion më vendimtar për të ngritur një sistem modern të menaxhimit të integruar të cështjeve, përmirësim të efikasitett e cilësisë së shkollës së magjistraturës. SPAK ka dhënë vendime të rëndësishme të formës së prerë për zyrtarë të nivelit të lartë. KE u bën thirrje autoriteve të vijojën përpjekjet per luften kundër korrupsionit që mbetet një fushë shqetësimi serioz duke vërejtur një vullnet më të madh politik. Pastrimi i parasë, vendi ecën në mënyrë të qendrueshme drejt zbatimit të planveprimit për të përmirësuar efektivitetin, por mbetet në juridiskionin e monitorimit të shtuar. Në këtë kontekst miraimi i një amnistie penale tatimore kundër këshillës së BE e Moneyval do rrezikonte progresin në këtë fushë. Të vijohet të mbahet kursi i nisur në fushën e shtetit të së drejtës, të zhvillohet më tej bilanci. Nje fushe ku raporti shpreh shqetesim eshte liria e shprehjes, pavaresia e medias e cilesia e gazetareise mbetet e penguar nga nje dezinformim qe eshte nje shqetesim i perseritur. raporti shpreh keqardhje qe atmosfera e sulmeve verbale e akteve te intimidimit kunder gazetareve nuk eshte permiresuar”, tha ambasadorja e BE ne vendin tone.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.