AKTUALITET

BE denoncon Turqinë: Nuk na shpjegon pse refuzon inspektimet nga Operacioni “Paqja”

08:00 - 17.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Turqia ka refuzuar tetë herë kërkesat e ‘Operacionit për Paqe’ për të inspektuar anijet me flamur turk, përfshirë atë të Matilde A të hënën e kaluar, njoftoi sot, të hënën (17/10) zëdhënësi i Punëve të Jashtme të Komisionit Evropian, Peter Stano.




“Na vjen keq për refuzimin e Turqisë ndaj kërkesës së “Irinit” për të inspektuar anijen tregtare Matilde A. Operacioni “Paqja” funksionon sipas Rezolutës 2292 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për embargon e armëve ndaj Libisë. Të gjithë anëtarët e OKB-së janë ftuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të bashkëpunuar në këto inspektime”, theksoi zoti Stano.

Përfaqësuesi i Komisionit theksoi më tej se “fakti që “Irini” nuk mundi të kryente këto kontrolle nuk dëshmon në këtë fazë shkelje të embargos, por tregon mungesë bashkëpunimi në verifikimin e saj”.

Refuzimet nuk ishin të arsyetuara, shtoi zoti Stano, duke shtuar se “qasjet miqësore apo kërkesat për inspektime nuk paragjykojnë natyrën e aktiviteteve të anijeve që ekzaminohen apo inspektohen”.

“Operacioni “Paqja” monitoron nga afër anijet e dyshimta, pavarësisht origjinës dhe kryen inspektime në përputhje me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne vazhdojmë t’i raportojmë të gjitha këto raste dhe të gjitha aktivitetet tona në Komitetin e Sanksioneve të OKB-së”, përfundon në deklaratën e tij përfaqësuesi i Komisionit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.