Kryesore

Ëngjëll Agaçi në SPAK, Kryemadhi: Lidhet me inceneratorin e Elbasanit, është lejuar financimi i një kontrate të paligjshme

21:32 - 17.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Temë e debatit në emisionin “Open” në News 24, këtë të hënë, ishte çështja e inceneratorëve dhe thirrja në SPAK e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshllit të Ministrave Ëngjëll Agaçi. E ftuar në emission, deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi tha se emri i Agaçi lidhet me inceneratorin e Elbasanit për shkak të financimit të me vendim qeverie të një kontrate të paligjshme në lidhje me djegësat e plehrave.




Por Kryemadhi shtoi se SPAK nuk ka ende një reagim zyrtar në lidhje me këtë deponim të Sekretarit të Përgjithshëm të KM-së, duke lënë kështu dhe opsionin që mund të jetë thirrur nga organi i akuzës edhe për çështje të tjera.

“Çështja e zotit Agaçi lidhet me inceneratorin e Elbasanit. Sepse nëpërmjet vendimit të qeverisë 107 është lejuar financimi i një kontrate të paligjshme. Këtu është pika kyçe e të gjithë anës ligjore për angazhimin e zotit Agaçi në inceneratorin e Elbasanit. Në dijenin time prokurori Dritan Premçi është për inceneratorin e Tiranës, megjithatë mund të jetë thirrur dhe për çështje të tjera që nuk kanë lidhje me inceneratorët dhe mund të jenë aludime të mediave.

Sot bëhen 590 ditë për sa i përket denoncimit tonë të parë për inceneratorin e Tiranës dhe deri më sot ne nuk kemi asnjë reagim”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi shtoi gjithashtu se çështja e inceneratorëve mbetet prova e drejtësisë së re për të treguar paanësinë.

“Unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them se sistemi i drejtësisë dhe e gjithë reforma janë në provë me çështjen e inceneratorëve.

Në mendimin tim në çështjen e inceneratorëve nuk është se nuk ka dëshirë nga prokuroria nuk lejohet të zbardhet nga koka e gjithë aferës që është kryeministri”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.