Kryesore

Flet avokati i Lefter Kokës: Është në gjendje të rënduar shëndetësore. Do ta dëgjoni shpejt të vërtetën e tij!

14:24 - 17.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati i ish-ministrit Lefter Koka ka folur sot për mediat pas seancës gjyqësore në GJKKO që rrëzoi dhe kërkesën e radhës për zëvendësimin e masës së arrestit të tij. Avokati ka deklaruar se ish ministri Koka ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.




Sipas tij, ekipi ligjor i Kokës do kërkojë gjykimin e çështjes në themel dhe aty paralajmëroi se ish ministri do të japë qëndrimin e tij.

“Sot ishte kërkesa e dytë që ka bërë zoti Koka për zëvendësimin e masës së sigurimit. Ai është në kushte të rënduara shëndetësore. Të premten kjo gjykatë vendosi të rrëzojë kërkesën për zëvendësimin e masës për inceneratorin e Fierit pavarësisht se administroi mendimet e 5 ekspertëve që konkluduan që Koka është në gjendje të rënduar shëndetësore e nuk mund të vijojë të mbahet në paraburgim. Gjykata mori dhe rolin e mjekëve dhe të ekspertëve. Sot ishte kërkesa për Elbasanin, seanca e radhës në 7 nëntor pra shumë larg sa i takon ecurisë. Në këto kushte ne si ekip ligjor i zotit Koka do kërkojmë sa më parë që çështja të shkojë në gjyq në themel. Ai nuk mund të vijojë të jetë në paraburgim. I vetmi person që u ndalua në momentin e parë në shtëpinë e tij. Janë më shumë se 10 muaj në ato kushte shëndetësore në një shoqëri ku do mbizotëronte ligji ai sot do ishte i lirë. Ftoj mediat në procesin me dyer të hapura ku do dëgjojini më shumë nga tani përveç akuzave politike me të cilat është arrestuar. Ai është vërtet i sëmurë por ende gjallë e do mbajë qëndrimin e tij përmes procesit ligjor në atë proces. Hetimet kanë pasur kohë të mjaftueshme, janë 10 muaj që kanë kaluar duket hetuar prokuroria, nuk mund të zgjatet më se vijimi i mbajtjes në burg në këtë mënyrë në kushte të rënduara shëndetësore është i padrejtë. Në gjykimin e themelit do keni mundësi të dëgjoni të vërtetën e zotit Koka, fakte e argumente që nuk i keni dëgjuar deri më tani, të cilat deri më sot janë bazuar vetëm mbi atë kallëzim politik e vendimmarrjet e gjykatave kanë zgjedhur rrugën politike.”, tha avokati i Lefter Kokës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.