Kryesore

Ligji i energjisë elektrike/ PL depoziton në Kuvend propozimet me ndryshimet ligjore/ Meta: Për t’i dhënë fund korrupsionit të kudogjendur…

13:57 - 17.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend propozime për ndryshime ligjore në ligjin për energjinë elektrike. Kreu i PL-së, Ilir Meta tha se këto ndryshime synojnë t’i japin fund “pengesave të tmerrshme burokratike e korrupsionit të kudogjendur”.




“Kemi ndërmarrë iniciativa për të ndryshuar legjislacionin dhe kemi depozituar në Kuvend në emër të PL për ti dhënë fund pengesave të tmerrshme burokratike e korrupsionit të kudogjendur në gjithë hallkat e administratës e për të cliruar potencialet që ka vendi ynë për burime të reja energjitike e për prodhimin e tyre në vend. Këto ndryshime synojnë liberalizimin e ndërtimin e kapaciteteve të reja nga burime të energjisë të rinovueshme duke kërkuar ndryshime konkrete në ligjin për energjinë elektrike. Jemi në një bilanc katastrofik, 20 herë më pak kapacitet i instaluar se sa duhet të ishte para vitit 2020, sipas objektivave për energjinë e rinovueshme nga kjo qeveri. Qeveria me udhëzimet e nxjerra ka frenuar e dekurajuar konsumtaroët të plotësojnë kërkesën për energji përmes vetëprodhimit. Insistojme per nje procedim sa me shpejt nga Kuvendi per te cliruar potenciale ne kete moment te renduar te krizes energjitike qe ka vetem nje fajtor, qeveria e kryeministrit, qe sa i takon investimve e premtimeve ecen me hapin e breshket kurse sa i takon korrupsionit galopant ecen me hapin e kangurit.”, u shpreh Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.