Kryesore

Parullës “fajin e ka Saliu” i doli boja/ Meta: Tani Rama kërkon t’ja hedhë fajin Putinit për vjedhjet e tij!

14:18 - 17.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se Edi Rama kërkon t’ja hedhë fajin Presidentit rus Vladimir Putin për dështimet e tij, pasi sipas tij, parullës “fajin e ka Saliu” i doli boja.




Meta shton se opozita ka një plan konkret për rrëzimin e Ramës, i cili është përballje deri në fund me të. Ish-presidenti vë në dijeni se në vendin tonë çmimet janë më të larta se në Ukrainë, vend i cili është në luftë me Rusinë momentalisht.

“Ne nuk kemi lënë asgjë në dotë të askujt. Këtë çështje e kemi sqaruar prej kohësh. E rëndësishme është që PD të jetë e qartë dhe të nxjerrë sa më shpejt kandidatët përballë rilindjes. Do të vonohet për kandidatë konkret emra konkret që do të duhet të vendosin llogaridhënien në bashkitë e kontrolluara nga rilindja. Është një plan konkret, përballje deri në fund me këtë regjim të korruptuar. Boll me përrallat dhe gënjeshtrat e Edi Ramës. Pasi i doli boja parullës që fajin e kishte Saliu, tani kërkon të fillojë përrallën tjetër se fajin ja ka Putini, ndërkohë që ky vjedh në mënyrë mizore qytetarët e ka ndërtuar një shtet putinian. Nuk na i ka fajin Putini as për rrugët, e as për PPP-të, e as për rritjen e çmimeve. Fajin e ka vetëm Edi Rama. Se çfarë është Putini këtë e di e gjithë bota. Putini është një pushtues brutal, por ne e dimë shumë mirë se çmimet në Ukraina janë më të ulëta se në Shqipëri, ndërkohë çmimi i naftës në Shqipëri është mjaft i shtrenjtë”, është shprehur Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.