LAJMI I FUNDIT

“Qeveria punon me hapin e breshkës”/ Vasili: Objektiv që 38 % e energjisë elektrike të mbulohet me burime të rinovueshme!

14:07 - 17.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duke folur në konferencën e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, fjalën e ka marrë edhe deputeti i kësaj force politike, Petrit Vasili, i cili tha ndër të tjera se, objektivi madhor ka qenë që 38%  e energjinë të mbulohet me burime të rinovueshme.




Petrit Vasili: Njëri nga ligjet ka të bëjë me lehtësimin e procedurave. Të operohet në mënyrë të menjëhershme. Pra tu jepet jo vetëm mundësia, por edhe pika e lidhjes.  Ligji ka të bëjë me përdorimin e energjive të rinovueshme. Tu japim të drejtën që një shoqëri vetme apo klientë familjarë mund të instalojë në total. Dhe bilanci të jetë vjetor, duke bërë faturime mujore, por me bilanc vjetor,. Këto ndryshime duhet të ishin bërë më herët. Objektivi madhor ka qenë që 38% e energjisë të mbulohet me burime të rinovueshme.

Ilir Meta: Kjo është në interes të të gjithë qytetarëve për ta zgjidhur vetë këtë çështje. Të garantohet mbështetje në të ardhmen. të gjithë ata që kanë mundësi ta zgjidhin këtë çështje nuk mund të dekurajohen. Kur një familje investon për panele diellore dhe nëse kërkesat tona miratoheshin problemi i energjisë brenda katër vitesh mund të zgjidhej. Pras 3-4 vitesh ai energjinë e ka jo vetëm të siguruar, por kthehet në kontribuues për sistemin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.