AKTUALITET

“Rektori i Mjekësisë, Arben Gjata është oligark”/ Kreu i sindikatës: Rama donte të vinte por u largua, nuk u ballafaqua me pedagogët

10:35 - 17.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në nisje të protestës së sotme, kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi ka folur për mediat e pranishmë në terren.




Sandër Kovaçi u shpreh edhe për ardhjen e kryeministrit Rama në protest.

Kovaçi theksoi se: Sipas paralajmërimit tonë, sot ka nisur bojkotimi i vitit të ri akdaemik. Po ta shihni tashmë në orën 10:00, edhe pedagogët janë pajtuar me bojkotin. Këtu është 100% bojkoti, nuk ka asnjë në sallën e universitetit. Edhe tek mjekësia është shpallur bojkoti por në disa salla po bëhet mësim sepse rektori nuk e ka respektuar kërkesën tonë. Unë rektorin e quaj oligark, sepse përderisa nuk ka nevojë për rritje rrogash, duhet të jetë oligark. Pra unë i quaj rektor oligark. Do të vazhdojmë çdo ditë në këtë mënyrë dhe çdo ditë do ketë larmi protestash. Do të jemi këtu tek politekniku dhe më pas edhe tek qeveria. Unë mendoj se është një qëllim i përbashkët, le të bëhemi bashkë në mënyrë që qeveria të shtojë financimin për universiteteve.

Me Kushin kemi bërë bisedime por nuk mendoj se nëpërmjet saj mund të vlerësohen kërkesat tona. Duhet që kryeministri të ngrejë një grup pune. Sot do vinte kryeministri këtu, por e pa se këtu ishte protestë dhe se nuk mund të ballafaqohej me qëndrimet e pedagogëve.

Dje u paralajmërua ardhja etij, por më pas ka menduar që të mos agravojë situatën dhe të mos vijë.

Kostoja do jetë më e lartë për studentët në momentin që marrin një diplomë fallco. Nuk e di sesa do jetë afati, unë shpresoj që problemi të zgjidhet brenda javës. Do presim reagimin e kryeministrit. Protestat dotë vijnë duke u përshkallëzuar”, përfundoi Sandër Kovaçi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.