AKTUALITET

Tetori i protestave! Pas pedeagogëve dalin në protestë shoqata e të burgosurve politikë dhe shoqëria civile

11:17 - 17.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ky mund të quhet tetori i protestave. Pas pedagogeve dhe studentëve, të cilët kanë nisur bojkotin e tyre në disa fakultete, protesta janë zgjeruar më tej duke dalë përtej universiteteve.




Në Shkodër është bojkotuar zhvillimi i mësimit pasi pjesa më e madhe e pedagogëve kanë bojkotuar mësimin. Rektorja e Universitetit, Suzana Golemi, bëri më dijë se ato mbështesin kërkesat e pedagogëve, por bëri thirrje që protestën ta lënë për një ditë tjetër.

‘950 studentë të rinj të regjistruar në sistemin bachelor. Të gjitha degët e hapura. Në total janë rreth 5000 studentë. Trendi i regjistrimeve njësoj si vitin e kaluar. Jam në mbrojtje të kërkesave të pedagogëve, shpresoj që të arrijmë aty ku duhet me qeverinë. Të lëmë një ditë tjetër bojkotin. Nuk do të ketë asnjë masë ndaj pedagogëve në protestë, i mbështesim.’- u shpreh rektorja Suzana Golemi.

Peter Saraçi, kryetar i sindikatës së pedagogëve në Shkodër, u shpreh se pjesa më e madhe e pedagogëve janë në protestë dhe nuk po zhvillohet mësim.

‘Do vijojmë bojkotin gjatë gjithë orëve të mësimit. Protesta nuk është kundër kryeministrit apo rektores. 3 pika nuk janë realizuar ende. Protesta mbështetet nga studentët. Ftoj rektoren të na thërrasë në takime, jemi treguar realist në pikat tona.’- u shpreh Saraçi.

Shoqëria civile dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë kanë dalë sot në protestë. Pak ditë më parë  dolën në protestë edhe qytetarë më aftësi ndryshe, të cilat kërkuan më shumë kujdes nga ana e institucioneve shtetërore.

Ka qenë deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila u takua me protestuesit e Shoqatës së të Burgosurve Politikë, por nuk dihen ende se cilat janë arsyet që i kanë shtyrë ata të dalin në rrugë për të protestuar.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.