LAJMI I FUNDIT

Veliaj përuron konviktet e reja të Universitetit Bujqësor dhe jep dy lajme: Do të subvencionojë me 50% tarifën, abonetë do të jenë falas!

18:12 - 17.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përuroi sot Konviktet e reja të Universitetit Bujqësor.  Kryebashkiaku u shpreh i kënaqur për punën që është bërë për studentët, dhe sic u shpreh ai këto godina janë një kartolinë mirëseardhjeje për të gjithë studentët në Tiranë.




Veliaj deklaroi se dy janë vendimet do të miratohen në Këshillin Bashkiak, kjo për të ndihmuar studentët në kushtet e një inflacioni botërore që ka ardhur si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë. E para, subvencionojë me 50% tarifën e konvikteve dhe e dyta do të jepet  falas aboneja e autobusit, duke u pajisur me kartën e studentit.

WhatsApp Image 2022-10-17 at 5.42.10 PM WhatsApp Image 2022-10-17 at 5.42.14 PM WhatsApp Image 2022-10-17 at 5.42.19 PM WhatsApp Image 2022-10-17 at 5.42.23 PM
<
>

“Sot po flasim me dhoma dyshe. Unë besoj se duke pasur çdo godinë edhe kompjuterin edhe bibliotekën ulet koha për të kërkuar një kafe internet, kur të gjitha këto i ke këtu brenda. Tani që kemi filluar me regjistrimet duhet të bëjmë ne edhe detyrat tona. Një pjesë e madhe për të mirëmbajtur vepra të tilla, për të paguar rrogat, janë kosto që janë shtuar. Ne këtë betejë me inflacionin e luftës dhe kur e gjithë kjo varët tek një xhelat psikopat siç është Putini, ne po përgatitemi këtë javë që të kalojmë përgjysmimin e kostos së konviktit. Pra nga fatura reale 50% do ta paguajë bashkia, pra ta mbajmë ne këtë barrë. Vendimi i dytë që duhet të marrim, prapë duke menaxhuar rritjet e çmimit është kostoja e transportit. Çmimi i naftës ka dalë jashtë kontrollit. Nëse ne do të duhet të bëjmë një vendim, që është prioritar është kostoja e abonesë së studentit. Kemi një kartë studenti që mund të bëhet online. Karta e studentit ka dy opsione, me shërbime bankare ose të thjeshtë. Me këtë kartë që është falas tërheq edhe abonenë. Ne pastaj do japim subvencionin. Në këtë situatë aspak të lehtë, nëse qeveria ka marrë përsipër të frenojë rritjen e çmimit të energjisë, për ne si bashki lind nevoja që studentët të kenë sa më pak dëm nga inflacioni i luftës”, theksoi ndër të tjera Veliaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.