AKTUALITET

2 atentate me tritol, kanosje gjyqtari dhe bazë armësh në Tiranë, GJKKO nis gjykimin për Gjergj Cukalin!

10:30 - 19.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

GJKKO nis gjykimin për një tjetër grup të vrasjeve me pagesë. Pas deklarimeve të dëshmitarëve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, vëllezërve Jamaku, kaloi për gjykim dosja në ngarkim të Gjergj Cukalit. Sipas dëshmisë së Enver Jamakut, Cukali i ka premtuar 30 mijë euro për t’i vendosur tritol mjetit të biznesmenit Gjon Mena.




Dosja për shpërthimin me eksploziv më 9 shkurt në Kamëz ka kaluar për gjykim në GJKKO. Pjesë e dosjes janë edhe vëllezërit Enver dhe Edmond Jamaku, vrasës me pagesë të kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë. Edhe ata janë të dyshuar për atentatin ndaj Gjon Menës pasi kanë dëshmuar se i ashtuquajturi “i forti” e Myslym Shyrit Gjergj Cukali që drejtonte grupin e vrasësve me pagesë i kishte dhënë vetëm 2 mijë euro.

Vëllezërit Jamaku dhe Gjergj Cukali janë nën akuzë për grup të strukturuar kriminal, vrasje e mbetur në tentativë, armëmbajtje e lëndë shpërthyese. Pas rrëfimeve të vëllezerve Jamaku u zbuluan edhe disa baza me armatime në Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.