Kryesore

Kryebashkiaku Veliaj pret aktorin Xhim Belushi në Tiranë: Më tregoi se ka parë një qytet që ka ndryshuar

21:51 - 19.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i mirënjohur me origjinë shqiptare, Xhim Belushi ka ardhur në Tiranë ku po realizon një dokumentar, i cili do të transmetohet sëshpejti në SHBA.




Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti aktorin teksa rrëfeu pak nga biseda me të në nisje të mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

“Më pëlqeu shumë që Xhim Belushi më tregoi se ka parë një qytet që ka ndryshuar në mënyrë të paimagjinueshme. Më vjen mirë që po xhirohet për një media kryesore amerikane një dokumentar për të kemi treguar imazhin dhe historinë e Tiranës. Është një privilegj i madh që Belushi është në Tiranë dhe që dëshmon në vetë të parë një Tiranë të transformuar në mënyrë të jashtëzakonshme.

Shumë shpejt do të kemi një datë kur do shikojmë gjithë produksionin e Tiranës dhe të kemi një mundësi që t’u themi miqve në Amerikë të përditësohen me ndryshimet në Tiranë,” u shpreh Veliaj, në nisje të mbledhjes së Këshillit Bashkiak.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.