AKTUALITET

“Nga dhjetori deri më sot kjo parti ka votuar më shumë se kurrë”/ Berisha para kryetarëve të degëve të PD-së: Vota është përjashtuar nga shoqëria

19:31 - 19.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në mbledhjen me dyer të hapura, ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka folu rpër rikthimin e votës tek partitë politike.




Sipas Berishës, Partia Demkraike është ajo parti që ka votuar më shumë.

Berisha u shpreh se qytetarët me të drejtë pyesin pse janë shtyrë protestat, por theksoi se “ne vijmë si një forcë politike që kemi premtuar ndryshuar dhe konkretizojmë një hov të madh, është zbatimi i primareve në zgjedhjen e qytetarëve të parë dhe këshilltarëve”.

Përveç kandidatëve për kryetar bashkie, ish-kryeministri u shpreh se po gjejnë formulën edhe për këshilltarët.

Berisha tha se:

Ta shndërrojmë në realitet me githë vështirësitë dhe objeksionet që mund të kemi, por ky është një zhvillim, jashtëzakonisht i rëndëisishëm për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Po të kemi parasysh se si në këtë vend vota u përjashtua nga partitë dhe shoqëria, rikthimi i saj është vendimtar për të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë.

Ndjehem i lehtësuar për një gje, se kjo parti nga dhjetori deri më sot ka votuar më shumë se kurrë. Kemi bërë shumë mirë dhe prapë nuk do të rreshtim së konsoliduari përpjekjet për votën e lirë, si shprehja e vullnetit të anëtarëve të mbështetësve tanë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.