AKTUALITET

“Një shofer i FSHZH-së paguhet sa katërfishi i një lektori universiteti”, Berisha: Kërkimi shkencor ka qenë më mirë në diktaturën e Enver Hoxhës

20:01 - 19.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD Sali Berisha u ndal gjatë takimit me kryetarët e degëve të Tiranës, te protesta e pedagogëve. Berisha tha se një shofer i Fondit Shqiptar të Zhvillimit paguhet 4 herë më shumë sesa një pedagog.




Me tej ai tha se sa i përket kërkimit shkencor, ka qenë më mirë në kohën e Enver Hoxhës.

Berisha: Shqipëria dhe Edi Rama kalojnë nga një skandal në një skandal tjetër, nga një mashtrim dhe nga një vjedhje në tjetrën. Ne mbështesim çdo kauz të drejtë. Protesta e universiteteve është e një rëndësie jetike për kombin. Unë dua të jap një shembull. Një shofer në Fondin Shqiptar të Zhvillimit merr një rrogë 4 herë më të madhe se sa një lektor në universitetet tona. A ka qëndrim më përçmues ndaj elitës së kombit se sa ky. Çdo pedagogu universiteti i leverdis të jetë shofer i cili merr fiks katërfishin e pedagogut. Mora këtë aspekt. Janë pedagogë të Universitetit të Prishtinës, marrin dyfishin me ata të Universitetit të Tiranës.

Gjendja e kërkimit shkencor është e paimagjinueshme. Ka qenë më mirë në diktaturën e Enver Hoxhës. Jam dëshmitar vetë. Në diktaturë bëja projekt për një kërkim shkencor. Projektin tim e miratonte vetëm zv.dekani. Kishte shpenzime. Nuk e miratonte as rektori dhe as ministri. Ky ndaloi për 8 vite doktoraturat. Sot çdo pedagog për të publikuar një artikull duhet të paguajë. Në diktaturë na pagonin për çdo artikull që bënim.

Sot pedagogu detyrohet të paguajë për artikullin që publikon. Këto janë qëndrime shkatërrimtare për universitetin. Universiteti është një pasuri kombëtare që duhet të mbrohet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.