AKTUALITET

Pjesë e grupit që trafikonte lëndë narkotike! “Rikthehet” Elsa Lila, këngëtarja rishfaqet e magjishme në pozat e reja, fotografi i njohur publikon fotot

16:15 - 19.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila i është rikthyer artit dhe muzikës. Pas disa kohësh mungese të gjatë, Elsa Lila po punon me projekte të reja, ndërsa shfaqet më e magjishme se kurrë në fotot e fundit.




Ajo është fotografuar nga Fadil Berisha me një fustan të zi, teksa duket se koha ka ndalur për të.

Ndërkohë Lila po punon së fundmi më një regjisor italian, për të cilin ka bërë kolonën zanore të një filmi që flet për emigracionin nga Afrika në Europë. Dhe është pikërisht një këngë shqiptare shumë e njohur për këtë plagë, “Qeraxhiu i Grebenesë”.

Pas publikimi të fotove të fundit janë të shumtë miqtë që e mbështesin dhe urojnë për rikthimin.

Kujtojmë se këngëtarja u përfshi në një rrjet trafikimi të lëndëve narkotike në Itali. Pas arrestimit nga policia fqinje, Elsa Lila është në liri të plotë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.