AKTUALITET

Prodhuesit e birrës në vend letër Ramës: Unifikimi i akcizës së birrës goditje për industrinë, jemi në kohë krize. Do ketë pasoja në ekonomi e punësim

15:18 - 19.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pesë prodhues të birrës vendase i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe 3 institucioneve të tjera në vend, ku kërkojnë mos-heqjen e taksimit të diferencuar për birrën vendase. Në letër prodhuesit e birrës thonë se ndryshimet jo vetëm godasin strategjitë e tyre për zhvillimin e bizneseve, por janë në kundërshtim me vendet e BE-së që kanë në zbatim akcizën e diferencuar në mbrojtje të prodhuesve të vegjël.




“Shumica e shteteve të BE aplikojnë akcizë të diferencuar për prodhues nën 200 mijë hektolitra të reduktuar deri në rreth 50% të nivelit të taksimit bazë. Neni 4 i Direktivës 92/83/EEC mbi harmonizimin e strukturës së taksimit me akcizë të pijeve alkoolike parashikon pikërisht nivelin e diferencuar të parashikuar në Ligjin 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe të hartuar me asistencën e Programit IPA 2009 te Komisionit Evropian”, thuhet në letër.

Prodhuesit pohojnë se unifikimi i akcizës do të favorizojë shitjen e birrave të importit, pasi nga ana fiskale vendosen në kushte të pabarabarta me kompanitë e mëdha të importit, të cilat kanë mundësinë të lidhin kontrata afatgjata duke blerë lëndët e para nga 20% deri në 25% më te ulëta sesa e blejnë aktualisht. Për rrjedhojë prodhimi vendas do të humbë konkurrueshmërinë e çmimeve të ulëta, duke rrezikuar falimentimin.

“Jemi në kushtet që jo vetëm nuk mund të përzgjedhim se ku të marrim lëndët e para për të ruajtur karakteristikat individuale të produkteve tona, por tashmë jemi në kushtet kur kemi shtruar pyetjen: a do të mund të arrijmë të furnizohemi? Një gjë e tille na ka vënë në kushte të pabarabarta me kompanitë e mëdha prodhuese të cilat kanë mundësinë të lidhin kontrata afatgjata me çmime për lëndët e para nga 20% deri në 25% më të ulëta se ato që mund të marrim ne”, thuhet në letër.

Në argumentat e tyre prodhuesit e birrës në vend thonë se në kushtet e krizës së shtrenjtimit të lëndëve të para, energjisë dhe rënies së konsumit kjo masë do të ishte një goditje finale për bizneset e birrës me pasoja për ekonominë dhe punësimin. Heqja e fashës sipas tyre është në kundërshtim edhe me politikat e taksimit në Bashkimin Europian.

“Niveli i Akcizës sipas direktive se BE është 0,03 Euro për 1 shishe 330 ml për prodhuesit mbi 200 mijë HL dhe rreth 0,015 Euro për litër për ata nën 200 mijë HL. Ndërkohë ne Shqipëri paguajmë 3 herë më shumë se niveli bazë i parashikuar në direktivën 92/83/EEC”.

Me paketën e re fiskale është propozuar që të unifikohet akciza për prodhuesit dhe importuesit nën, dhe mbi 200,000 Hl në masën 710 lekë për Hl. Me ligjin aktual akciza për prodhuesit dhe importuesit me sasi më të vogël se 200,000 HL në vit është 360 lekë/HL dhe për fashën mbi 200, 000 HL në vit është 710 lekë/Hl.

LETRA E PLOTË

Komunikata: Tirane, 22.10.2022

Drejtuar:                 Zotit  Edi RAMA

Kryeminister

Per Dijeni:              Znj. Delina IBRAHIMAJ

Minister i Financave dhe Ekonomise

T I R A N E

Znj. Edona BILALI

Minister Shteti per Mbrojtjen e Sipermarrjes

T I R A N E

Eduard SHALËSI

Kuvendi i Shqipërisë

Kryetar i Komisionit per Ekonomine dhe Financat

T I R A N E

Lenda:             Heqja e taksimit te diferencuar per produktin birre

Te nderuar,

Ju drejtohemi ne cilësinë e përfaqësuesve te disa prej kompanive prodhuese te birrës ne vendin tone te cilat prej vitesh e kane ndërtuar strategjinë e tyre te biznesit bazuar ne legjislacionin ne fuqi ne fushën e taksimit te produkteve alkoolike.

Jemi njohur me paketën e re fiskale te vitit 2023 ku me keqardhje konstatojmë qe ne mënyrë te nxituar, te pa studiuar dhe ne dem te politikes 15 vjeçare te adaptuar ne përputhje me legjislacionin dhe praktikat e vendeve te Bashkimit Evropian, është propozuar heqja e taksimit te diferencuar per produktin birre, sipas sasive te prodhimit mbi dhe nen 200,000 HL ne vit.

Kjo praktike buron nga Direktiva 92/83/EEC  mbi harmonizimin e strukturës se taksimit me akcize te pijeve alkoolike (COUNCIL DIRECTIVE 92/83/EEC of 19 October 1992 on the harmonization of the structures of excise duties on alcohol and alcoholic beverages):

https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:31992L0083&from=EN

Shumica e shteteve te BE aplikojnë akcize te diferencuar per prodhues nen 200 mije hektolitra te reduktuar deri ne rreth 50% te nivelit te taksimit baze.

DOKUMENTI:

Heqja E Taksimit Te Diferen… by Ina Kashari

Neni 4 i Direktivës 92/83/EEC mbi harmonizimin e strukturës se taksimit me akcize te pijeve alkoolike parashikon pikërisht nivelin e diferencuar te parashikuar ne Ligjin 61/2012 “Per akcizat ne Republikën e Shqipërisë”, te harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe te hartuar me asistencën e Programit IPA 2009 te Komisionit Evropian:

“Article 4

1 . Member States may apply reduced rates of duty, which may be differentiated in accordance with the annual production of the breëeries concerned, to beer brewed by independent small breëeries ëithin the following limits : — the reduced rates shall not be applied to undertakings producing more than 200 000 hi of beer per year, — the reduced rates, which may fall beloë the minimum rate, shall not be set more than 50 % beloë the standard national rate of excise duty”.

Ne mënyrë te përmbledhur ju sjellim ne vëmendje argumentet perse masa e propozuar nuk duhet te miratohet:

Heqja e diferencimit do te ishte ne kundërshtim me politikat e taksimit ne Bashkimin Evropian ku duam te jemi vend anëtar. Niveli i Akcizës sipas direktive se BE është 0,03 Euro per 1 shishe 330 mililitra per prodhuesit mbi 200 mije HL dhe rreth 0,015 Euro per litër per ata nen 200 mije HL: https://taxfoundation.org/beer-taxes-in-europe-2022/

Ndërkohë ne Shqipëri paguajmë 3 here me shume se niveli baze i parashikuar ne direktivën   92/83/EEC:

Prodhuesit nen 200 mije HL           0.05 Euro (5.94 Leke)  per shishe 330 mililitra

Prodhuesit mbi 200 mije HL          0.1 Euro (11.7 Leke)  per shishe 330 mililitra

Ne kushtet e krizës se shtrenjtimit te lendeve te para, energjisë dhe rënies se konsumit kjo mase do te ishte një goditje finale per bizneset tona qe do te sillte pasoja per ekonominë dhe punësimin.

Sa i takon lendeve te para na duhet te theksojmë se jemi ne kushtet qe jo vetëm nuk mund te përzgjedhim se ku te marrim lendet e para per te ruajtur karakteristikat individuale te produkteve tona, por tashme jemi ne kushtet kur kemi shtruar pyetjen: a do te mund te arrijmë te furnizohemi? Një gjë e tille na ka vene ne kushte te pabarabarta me kompanitë e mëdha prodhuese te cilat kane mundësinë te lidhin kontrata afatgjata me çmime per lendet e para nga 20% deri ne 25% me te ulëta se ato qe mund te marrim ne.

Turizmi si dege strategjike e ekonomisë ku janë orientuar dhe investime te mëdha ne infrastrukture nuk do te kishte me elementin prodhim vendas qe është shume atraktive per te huajt qe vizitojnë vendin.

Përveç akcizës  me te larte per birrën se shume vende te BE ne Shqipëri rendon edhe kostoja e vendosjes se pullave gje qe nuk ekziston ne asnjë vend te botes me një kosto rreth 0,022 Euro per shishe. E thënë ndryshe aq sa paguajnë akcize ne Gjermani etj ne paguajmë “pullën qe ruan akcizën”. Ne kushtet e Shqipërisë paguhet 20% e vlerës se akcizës per prodhuesit mbi 200 mije HL dhe 50% per prodhuesit nen 200 mije HL.

Referuar sa me sipër jemi te gatshëm te bëhemi pjese e konsultimeve per te shmangur këtë deformim shume te madh qe fatmirësisht është ne faze konsultimi.

Ne pritje te shqyrtimit nga ana Juaj,

SHOQERITE E PRODHUESVE TE  BIRRES

ALFA SHA     STEFANI&CO SHA    BIRRA KORÇA SHPK       BIRRA TIRANA SHA        TEA SHPK

Kristo NAÇI   Stefan PINGULI         Irfan HYSENBELLIU        Adrian KOSTAQI       Artan STROKA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.