AKTUALITET

A do ti hiqet mandati Olta Xhaçkës? PS e PD dalin me dy raporte. Bardhi: Po mbroni kolegen. Bushka: S’ka arsye për ta çuar në Kushtetuese

14:58 - 19.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas disa orëve diskutimesh mes socialistëve dhe opozitës, e cila ka në thelb heqjen ose jo të mandatit të Ministres së Jashtme Olta Xhaçka, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi sot të shkojë me dy raporte në Kuvend.




Deputeti i PD, Gazment Bardhi tha se palët nuk kanë rënë dakord për një raport të përbashkët pasi akuzoi socialistët se “kanë vendosur të marrin në mbrojtje kolegen”.

Ndërsa sipas maxhorancës, Kuvendi nuk ka arsye kushtetuese për të çuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e PD-së.

Ndërsa PD i akuzoi se po e mbrojnë kolegen e tyre dhe se vetëm po e vonojnë me forcën e kartonit.

Gazment Bardhi: Unë e kolegia e mazhorancës nuk kemi rënë dakord për një raport të përbashkët se kolegët e maxhorancës kanë vendosur të marrin në mbrojtje ministren e kolegen e tyre Olta Xhacka. Qëndrimi i opozitës ka qenë që këtë çështje duhet ta shqyrtojë në themel Gjykata Kushtetuese.

Ne nuk vendosim nëse një deputet ka ushtruar ose jo mandatin në kundërshtim me Kushtetutën. Ajo që ne e Kuvendi vendos është për t’ja përcjellë për shqyrtim GJK. Siguroj koleget se çështja do dërgohet për zgjidhje të konfliktit të kompetencave në GJK e ne do mblidhemi përsëri këtu pas vendimit te GJK që do ju detyrojë ta dërgoni në këtë çështje në GJK.

Keni në dorë me forcën e kartonit për ta vonuar këtë çështje por s’do e pengoni kurrë zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për një deputete të grupit tuaj parlamentar, për një ministre që duke përfituar nga pozita e deputetes e ministres ka vendosur të bëjë milioner bashkëshortin e saj.

Klotilda Bushka: A është Kuvendi në kushtet që ti drejtohet Kushtetueses për t’a shqyrtuar çështjen? Nuk janë kushtet për vënien në lëvizje të Kushtetueses. Ne arrijmë në konkluzionin që nuk ka çështje që Kuvendi duhet tia dërgojë për shqyrtim Kushtetueses. Kërkesat e paraqitura nuk plotësojnë kriteret e Kushtetutës. Kuvendi në seancë nuk i diskuton raportet, e thotë kushtetuta dhe rregullorja.

Draftraporti-i-pakicës-parlamentare by Gazeta Shqiptare on Scribd

Draftraporti-i-shumicës-parlamentare by Gazeta Shqiptare on Scribd


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.