AKTUALITET

“Do ti shikojë protestat tona Rama”/ Berisha paralajmëron protestat: Duhet të bllokojmë çdo port dhe aeroport

19:30 - 19.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar për protesta shumë të fuqishme, duke thënë se opozita duhet të bllokojë rrugë, porte dhe aeroporte.




Në fjalën e tij para kryetarëve të degëve të PD në Tiranë, Berisha tha se mbështesin protestën e pedagogëve, por ajo nuk është protesta e opozitës.

Pjesë nga fjala e Berishës

Jemi kundër kërcënimeve të Ramës ndaj pedagogëve. Dënojmë kërcënimin që i bën kryetarit të sindiakatave, kur ai është larguar nga SHIK në vitin 2015, i shpërblyer nga qeveria e Ramës. Ka një kryeministër gangstee që nuk do çfarë flet dhe se duhet të thonë atë që do ky se ndryshe jane armiq.

Pra ne e mbështesim protestën e tyre. Protesatat tona do ti shikojë Rama. Ne po përgatitemi për sheshet dhe për tu përballur me këtë qeveri e cila kalon nga skandali në skandal. Jemi në regjim absolut për rikthimin e vizave.

Ky nuk mendon për qytetarët por për trafikantët dhe klanet e tij për pasaportën e florinjtë. Kjo është e mprehtë. Ata kanë filluar procedurë për Maltën që është në BE dhe jo më për Shqipërinë që nuk është fare ne BE.

Kemi naftën. Opozita duhet të bllokojë porte dhe aeroport, ose të përgjysmohet taksa ose nuk mund të ketë një naftë si një kamxhik për qytetarët shqiptar. Ajo nuk mund të pranohet sepse është e bërë nga qeveria. 1.2 euro e shesin në Ëashington. Ndaj dhe ne duhet të përpunojmë format më kreative të protestës. Jemi në betejë të egër me një armik të votës, dhe ekonomisë. Ai është shkëputur nga realiteti, dhe beson se çdo shqiptar e beson. Pastaj i detyron të marrin gomonen si në vitin 1991.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.