AKTUALITET

Berisha thirrje për protesta: Ftoj biznesin e vogël të bashkohet në një lëvizje të fuqishme, të rrëzojmë këtë regjim!

19:59 - 20.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD Sali Berisha, nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë Rama. Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha theksoi se ka dënuar me forcë vendosjen e regjimit parti shtet, që sipas tij është përzier me drogë dhe krim.




“Në doktrinë diktaturat janë narkotike dhe unë kam dënuar ndërhyrjen e saj në sistemet digjitale. Në doktrinë regjimet njëpartiake janë diktatura dhe unë kam dënuar vendosjen e regjimit të parti shtet që është e zier në drogë dhe krim. S’mund të harxhoj kohë me dokrrat që shtrove këtu. Por nuk janë vetëm universitetet ato që po përjetojnë agoni, biznesi i vogël është në agoni është në arrati. Taksa që ju keni vendosur, taksa e re që keni parashikuar e patolerueshme.

E ftoj biznesin në një lëvizje të fuqishme kundër këtij regjimi dhe për përmbysjen e tij. Njeriu që firmosen fap fap fap kërkon ti largojë. të bashkohemi me protestën e fuqishme që do ta bëjë të harrojë ato që ka thënë. Provoje po deshe Vettingun, të sfidojnë ata të sfidojmë edhe ne”, tha Berisha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.