AKTUALITET

Ky është Laer Kurti i riu që ‘i ngeli në dorë’ Policisë së Tiranës, ishte djali dhe fëmija i vetëm i familjes!

10:19 - 20.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Personi që shikoni në foto është 32-vjeçari Lear Kurti që vdiq në duart e policisë së Tiranës pas shoqërimit në komisariat.




Në të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore në lidhje me vdekjen e të riut Lear Kurti, i shoqëruar nga Policia në orët e vona të të mërkurës nuk përputhen me qëndrimet e personelit të Urgjencës së Spitalit të Traumës.

AMP në të dhënat paraprake, shkruan se 32-vjeçari pas shoqërimit në Komisariatin nr.3 shfaqi probleme shëndetësore dhe për këtë arsye u dërgua në Urgjencën e Traumës. Ndërkohë më tej theksohet se i riu shkoi me shenja jete edhe më pas gjeti vdekjen.

Por, mesa duket kjo bie në kundërshtim me deklaratën e Spitalit të Traumës, që ka dhënë një version ndryshe nga AMP, duke thënë se i riu është sjellë pa shenja jetë në spital.

‘Në momentin që u ndie keq, u ul në një stol dhe…’/ Çfarë ndodhi me 32-vjeçarin dhe policinë? Lëvizjet u regjistruan nga kamerat e sigurisë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.