Kryesore

“Pse nuk vjen non grata të votojë hapjen e dosjeve?”- Rama: Berisha, ulëritësi numër 1! Disa parafolës flisnin sikur sapo kishin dalë nga ndonjë kamp internimi

22:43 - 20.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama në parlament ka folur për hapjen e dosjeve, duke thënë se personat që nuk duan të hapen janë ata që ulërasin më shumë kundër tyre.




Sipas Ramës, i pari që nuk e do këtë është Sali Berisha, i cili bëri ligjin e lustracionit si një truk, që të mos lejonte pikërisht hapjen e dosjeve.

“Komunizmi ka bërë shumë të këqija, por një nga të këqijat më të mëdha e ka bërë pas vdekjes, duke e pjellë komunistet anit komunist. Duke dëgjuar disa parafolës që flisnin sikur sapo kishin dalë nga ndonjë kamp internimi mu kujtua At Zef Pllumbi i cili më ka thënë njëherë: “Don me e dit kush ka bashkëpunua me ta, ndigjo kush ulërt më shumë kundër tyne”

Mjaft të marrës ulëritësin nr 1 sepse këtu mungon sepse nuk do të hapen këto dosjet e mbrojtura nga SHIK-u dhe të kujtosh sesa shumë ka folur me ulërima kundër komunizmit, duke patur 8 vjet resht mundësinë për të hapur dosjet dh e nuk e bëri,

Ai lustracionin nuk është gjë tjetër përveçse një truk për të mos hapur kurrë dosjet. Ai lustracioni është antievropian që është rrëzuar kohë më parë sesa ta tentonte pjella anitkomuniste e komunikimit.

Ai lustracioni është njësoj si klithmat për të mbrojtur Kosovën, shoqëruar me thikën mu në këshillin e Evropës, dorë për dore me delegacionin rus për të votuar atë rezolutën e tmerrshme.

Ai lustracioni është fiks si kjo pamja këtu në sallë. Ku janë ata që në emër të të cxilëve flet me sofizmin e lavdërueshme,

Ku e ke Oert non gratën, pse nuk vjen të votojë dhe ti hapë rrugë hapjes së dosjeve, të cilat janë dosje personash me rëndësi që nuk hapen dot. Sepse sic thotë edhe autoriteti i dosjeve që nuk e krijoi PD, por PS. Kjo është ironia e At Zef Pëllumbit, ju që ulërini më shumë i mbani të mbyllura dosjet, ndërsa ne i hapëm dosjet. Dosjet janë hapur që në 2015. Ka vetëm një kategori që janë të pahapura. Një kategori që janë të pajisur me certifikatën e pastërtisë së figurës që në fakt ekzistojnë në dosjet e ish sigurimit. Dosjet janë hapur.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.