AKTUALITET

“Pusho ti notere, mos më fol pas shpine!” Sali Berisha nga kuvendi: Rama po shkatërron gjithçka, Gjiknuri ka punuar 3 vite në SHISH

19:25 - 20.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në seancën maratonë të Kuvendit të Shqipërisë, ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha përmendi faktin se Rama kërcënon dhe u bën preison pedagogëve dhe kreut të sindikatës Sandër Kovaçit.




Berisha iu kundërpërgjigj duke i përmendur faktin se deputeti i PS, Damian Gjiknuri ka qene pjesë e SHISH deri në 3 vite.

Pjesë nga fjala e Berishës

Rama energjinë e tij negative dhe shpirtligësinë e tij të pafundme përpiqet ti shkatërroj këtij vendi gjithçka që ndërtoi me vështirësi shumë të mëdha.

Sulemt ndaj universiteteve dhe studenteve janë të paktën shekuj mbrapa, janë kryekëput antishqiptare, janë të rrezikshme për të ardhmen e vendit. Ky njeri gjenerator negativiteti me ardhjen në pushtet betejën kryesore e ka bërë me artistët. Bëri gjithçka deri sa ju rrënoi teatrin, ky njeri ruan, sejvon, konservon, për artistët atë qëndrim që mbanin etrit e tij ndaj tyre. I ati ishte skulptor, por firmosi të varin një poet. Firmoi të vari një poet në vitin 1988. Ky nuk firmos dot varje, por firmos shkatërirme teatrosh, ky firmos rrënime të universiteteve, ky firmos largimin masiv të mjekëve nga Shqipëria, rrënimin me shpejtësi katastorfale të sistemit shëndetësor dhe u thotë shqiptarëve se Italia ka mungesë me 40 mijë mjek. Kjo ështe mjerane por Italia ka mjekë sepse kërkon të dalë para Gjermanisë.

Notere… notere…, mos më fol pas shpine. Je bërë ti qofsh.

Pra këto janë. Ky firmos për të përznë masivisht studentët nga universitetet. I vërsulet pedagogut, ish-ambasador se ka shërbyer në organin e sigurisë kombëtare. Me keni dëgjuar të përmend Damian Gjiknurin sepse ai ka qene 3 vite drejtor në SHISH. Unë ia di meritat atij edhe për punën që mund të ketë bërë në fshehtësi. Kovaçi ka punuar në SHISH nën drejtimin e tij. Sulmon si i tëbuar kundështarët e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.