Aktualiteti

Taulant Balla: Falënderojmë qytetarët që dëgjuan Ballukun dhe i lanë rrobat me 30 gradë!

12:31 - 20.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla foli sot në Kuvend për krizën energjetike në vendin tonë. Ai tha se është dakord me fashën e vendosur nga qeveria duke theksuar se përtej asaj shifre kategoria që shpenzon më shumë energji elektrike janë ata që jetojnë në vila.




Balla falënderoi qytetarët që kanë dëgjuar thirrjet e ministres Balluku për të larë rrobat me 30 gradë duke ironizuar qëndrimin e opozitës pas fushatës për kursim.

“Edhe për vilën e atij këtu paguajmë 800 mijë lekë diferencën që të mos ketë vapë në korrik. Dhe e vërteta është se kur qeveria mori vendimin për 800kë e mbështet plotësisht. Sepse mendoj që përtej kësaj shifre janë këta vilat. Nuk janë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Një familje që ka përdorur pak kondicionerin e ka pasur më pak. Qeveria duke parë mirëmenaxhimin. Duke falënderuar çdo qytetar që dëgjoi thirrjet e koleges Balluku për të larë rrobat me 30 gradë, ju qeshnit se ju për të qeshur jeni. Luli qeshte më bukur por nuk vjen më. Gazi dhe Paloka kanë vazhduar te Përputhen. U takuan por nuk u përputhën. Ju qeshni por kjo qeveria këtu po bën punë”, deklaroi Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.