AKTUALITET

Video e Ramës në greqisht, OMONIA i kthehet keq: Për të gjitha do të kesh përgjigjen që meriton!

20:22 - 20.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama duket se ka ngjallur zemërim dje me videon që regjistroi në Dropull. Rama kërkoi të bënte një video për të përshëndetur homologun e tij në greqi duke qenë në praninë e komunitetit grek, por Bashkimi Demokratik i Minoritetit Kombëtar Grek, OMONIA ka reaguar pasi janë ndjerë të ofenduar. Rama ka thënë gjatë videos me humor: “Unë greqisht nuk di, por di këto kala… Do bëjmë një video selfie që do ia çojmë qirje Kyriakos në Athinë, por do e bëjmë me kryetrarin e bashkisë se unë s’di ta bëj këtë”




OMONIA ka thënë se për të gjitha që ka thënë, Rama do të marrë përgjigjen që meriton.

Deklarata e plotë e OMONIA

Kryeministri i Shqipërisë duke shndërruar në thelb në shesh xhirimi të veprës së tij sureale, me një akt dhe një aktor (one show men), duke patur spektatorë të pavullnetshëm dhe jo-interaktivë, të cilët i kishin përzgjedhur me kujdes shërbëtorët oborrtarë, shumë larg pulsit real të Minoritetit Etnik Grek, ligjëroi dje në Derviçian për çmimin e druve të zjarrit!!!

Natyrisht ishte koshient për ambientin shoqëror ku ndodhej. Dhe aty ishte vendi përshtatshëm të përgjigjej për sa është kryes në kuptimin juridik të fjalës dhe për sa nuk ka kryer duke krijuar vakum dhe precedent historik negativ përsa i përket të drejtave dhe gjendjes së komunitetit Helenik autokton.

Zgjodhi praktikën e njohur që thotë se liderë arrogantë dhe regjime autokratike venë themelet e politikës së tyre mbi bazën e represionit dhe manipulimit të minoriteteve etnike dhe pikërisht në atë pikë edhe mbyllin ciklin e tyre politik.

Në këtë obskurantizëm të thellë të ditëve të fundit ndodhet Rama dhe bashkë me të klika edhe e lakejve të caktuar të regjimit, me origjinë Helenike. Është e lehtë demagogjia e “liderit” mbi çështje të subvencioneve prej 200 Euro në vit për bujqit dhe blegtorë.

Por ama shumë e vështirë t’u përgjigjet Raportit denoncues të Komisionit BE për situatën politike në Shqipëri të krijuar me përgjegjësi të Qeverisë së z. Rama. Shumë më e vështirë ndërkaq relacioneve respektive të Këshillit të Europës për Minoritetin Etnik Grek dhe gjendjen që ajo përjeton si rezultat i ndrydhjes që ushtron pushteti dhe regjimi i Ramës.

Është i ngrysur thellë së bashku me klikën e oborrtarëve që realizojnë video-live me të, nëse kujton se përcolli për gjumë Helenizmin. Lojëra e fjalëve dhe nënkuptimet negative të tij, duke kujtuar se fyen Kryeministrin e Greqisë, ia kthejmë sy më sy dhe shumëfish!

Qëndrojmë ballazi përball z. Rama, politikave dhe sjelljeve të tua. Helenizmi di të jetojë në liri dhe të shijojë thellë frytet e lirisë! Kemi regjistruar në kujtesën tonë kolektive gjithë punët e tua dhe aktin e djeshëm. Të jesh i sigurt se për të gjitha do të kesh përgjigjen që Meriton.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.