AKTUALITET

“Ai e ka ‘humbur’ fare”/ Biden pas fjalimit nuk e dinte se ku të shkonte (VIDEO)

18:52 - 21.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I hutuar dukej se ishte presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili kur përfundoi fjalimin e tij para një auditori, nuk dinte se ku të drejtohej.




Incidenti ndodhi të enjten në Pensilvani, ku Biden po mbështet demokratin John Fetterman, i cili kandidon për një vend në Senat.

Pas fjalimit, Biden kthehet djathtas dhe menjëherë ndalon për të folur me ndihmësit. Ai ndryshon menjëherë drejtimin, duke bërë një kthesë 180 gradë, për t’u nisur drejt daljes duke mërmëritur.

Më vonë, në një incident tjetër, ai dukej se e kishte humbur ‘fillin’ kur ndaloi të fliste me gazetarët në Pittsburgh. Biden është pyetur se pse edhe kandidatët e tjerë nuk duan të dalin me të në publik, por ai ka treguar se e ka kuptuar me vonesë se çfarë i kanë thënë.

Është një tjetër incident i këtij lloji – në fakt në një event publik – që ngre shqetësime për presidentin amerikan, i cili në nëntor do të mbushë 80 vjeç.

Të paktën një kongresmen republikan ka kërkuar t’i nënshtrohet një testi të plotë për të përcaktuar nëse ai vuan nga demenca, siç theksohet nga New York Post. “Duket sikur e ka humbur, duke i ngatërruar fjalët, duke folur në vakum dhe duke bërtitur pa arsye”, shkroi ai në Twitter.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.