LAJMI I FUNDIT

Broja ëndërr vere, Milani synon edhe Firminon me Alberton! Shqiptari kërkon hapësira, Pioli gati t’ia garantojë

22:43 - 21.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Siç raportohet nga “Tuttosport”, Milani vazhdon të synojë të gjejë akord me një sulmues të ri me potencial të madh për verën e ardhshme, veçanërisht duke pasur parasysh që Ibrahimoviç nuk do të jetë i përjetshëm dhe as Olivie Zhiruja, tashmë 36 vjeç. Emri i sugjeruar nga gazeta torineze është ai i sulmuesit shqiptar të vitit 2001, Armando Broja, që militon te Çelsi.




Te “Blutë”, 21-vjeçari, nuk po gjen hapësirë për shkak se trajneri Poter preferon njërin mes Obamejangut dhe Havercit. 236 minutat në fushë të shqiptarit janë shpërndarë në 11 prezenca mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve, ndaj nuk do të ishte çudi që edhe ai vetë të dëshirojë të largohet.

BROJA

Vështirë se dëshira mund t’i plotësohet që në janar, ndaj me gjasë Milani do ta kryejë ofensivën e tij në verë kur edhe në arkat e klubit të gjenden 25 milionë eurot e nevojshme për kartonin e Brojës. Situata është në përditësim të vazhdueshëm, siç e dëshmon edhe vizita e disa ditëve më parë në “Casa Milan” e Çeik Fal, një ndërmjetës pranë agjencisë menaxhuese që kujdeset për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë.

PISTAT E TJERA – Tashmë në gusht ekzistonte mundësia e lamtumirës së tij dhe Sevija ishte një hap larg firmës me të. Luis Alberto kishte pranuar të kthehej pasi ishte rritur atje. Marrëveshja ishte totale, si për formulën e operacionit, ashtu edhe për pagën e lojtarit. Por, ja që andaluzëve u duhej të investonin te një mbrojtës.

FIRMINJO DHE LUIS ALBERTO

Nëse muajt e ardhshëm nuk e shohin sërish Luis Alberton si protagonist, mund të kemi një rikthim në valle të Milanit që e pati ndjekur fantazistin edhe një vit më parë. Çmimi është gjithmonë i njëjtë: 22 milionë mes huasë dhe blerjes së kartonit, teksa kuqezinjtë mund të shohin te spanjolli numrin 10 ideal, sidomos nëse nuk blejnë përfundimisht Brahim Diazin, të cilit i përfundon huazimi dyvjeçar nga Reali i Mardidit.

Një tjetër emër që ka nisur të lakohet pranë Milanit është ai i Roberto Firminos. Brazilianit i skadon në fund të sezonit kontrata me Liverpulin, që dëshiron ta mbajë në ekip deri në ditën e fundit. Vështirë që 31-vjeçari të largohet që në janar, ndaj Milani po studion terrenin në mënyrë që ta afrojë siç bëri me Divok Origin.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.