AKTUALITET

EMRI/ Operacion blic nga ‘Guardia di Finanza’ në Brescia, kush është shqiptari që iu sekuestrua pasuria 6 milionë euro!

10:47 - 21.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pothuajse gjashtë milionë euro pasuri i ka sekuestruar Guardia di Finanza e Brescias shqiptarit Gëzim Sallaku, biznesmenit të njohur, i cili në të kaluarën kishte qenë edhe president i klubit të futbollit Darfo. Përfunduan hetimet paraprake edhe për 68 persona të tjerë.




Sipas asaj që mësohet, sekuestrimi – pasuri e paluajtshme, përfshirë një vilë në Sale Marasino dhe një hotel, para dhe sende me vlerë – do të pasonte disa hetime pasurore që do të tregonin një disproporcion mes të ardhurave të deklaruara nga burri dhe pasurisë që zotëronte.

Për më tepër, për Sallakun do të ishte vendosur edhe detyrimi për të qëndruar në komunën e vendbanimit. Sipërmarrësi, duhet thënë, më parë ka qenë i përfshirë edhe në çështje të tjera gjyqësore. Në vitin 2015 ai u arrestua dhe pak muaj më parë u shpall i pafajshëm në Mantova nga akuza e pastrimit dhe marrjes së mallrave të vjedhura. Por ky nuk është i vetmi procedim i hapur ndaj tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.