Kronikë

Fshehu “të bardhën” tek pema e ullirit/ Shqiptari heq prangat dhe tenton t’i shpëtojë policisë, por…

11:09 - 21.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shqiptar që sapo ishte arrestuar në Greqi hoqi prangat dhe tentoi të arratisej, teksa po çohej në prokurori. Megjithatë, tentativa e tij për arrati nuk zgjati shumë, pasi policia e ndaloi dhe e vendosi sërish në pranga për ta çuar më pas para drejtësisë.




Prokuroria e Rrethit Heraklion e ka proceduar shqiptarin për veprat penale posedim, fshehje dhe trafik droge dhe tentativë arratisjeje. Mediat greke bëjnë me dije se ai kishte fshehur kokainë në trungun e një ulliri.

Shqiptari akuzohet për trafik droge në zonën e Tympaki dhe Moira, pasi efektivët e policisë së departamentit Phaistos zbuluan 107 gramë kokainë në një pemë ulliri dhe 2.6 gramë të tjera në shtëpinë e tij. Sasia totale prej 109.6 gramë do t’i jepte rreth 170 doza kokainë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.