Kronikë

“Kë thërret kur policia vret?”/ Vdekja e 32-vjeçarit pas arrestimit, nis protesta e qytetarëve para MInistrisë së Brendshme

20:03 - 21.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qytetarët janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të premteje para ambienteve të jashtme të Ministrisë së Brendshme, për të protestuar për 32-vjeçarin Lear Kurti, që vdiq në duart e policisë së Tiranës pas shoqërimit në komisariat.




Në të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore në lidhje me vdekjen e të riut Lear Kurti, i shoqëruar nga Policia në orët e vona të të mërkurës nuk përputhen me qëndrimet e personelit të Urgjencës së Spitalit të Traumës.

AMP në të dhënat paraprake, shkruan se 32-vjeçari pas shoqërimit në Komisariatin nr.3 shfaqi probleme shëndetësore dhe për këtë arsye u dërgua në Urgjencën e Traumës. Ndërkohë më tej theksohet se i riu shkoi me shenja jete edhe më pas gjeti vdekjen.

Më herët gjatë ditës së sotme, ish kryeminstri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të premten në një protestë përpara Ministrise se Brendshme. Protesta është thirrur në orën 8 të mbrëmjes.

“Sot ne ora 20:00 te gjithe ne proteste para Ministrise se Brendshme! sb”, shkruan Berisha.

Në rrjetet sociale tubimi është thirrur nga të rinjtë shqiptarë, për të kundërshtuar dhunën policore.

“Boll më me padrejtësinë. Stop ekzekutimit të shqiptarëve”, thuhet në pankartën e shpërndarë.

Protesta vjen pas vdekjes së të riut Lear Kurti pas shoqërimit në Komisariat nga patrulla e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.