AKTUALITET

Del FOTO: Ky është i riu që u gjet i vrarë në Fushë Krujë/ Familjarët në lot: E gjetëm në kanal!

09:57 - 21.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Krujë, ku një i ri është gjetur i pajetë. Viktima është identifikuar si Indrit Ndoji, i cili është gjetur nga familja në një kanal pranë shtëpisë në lagjen “Bakishe Visha” mëngjesin e sotëm.




Dyshimet e para janë se mund të jetë vrarë diku tjetër dhe të jetë hedhur pranë shtëpisë. Familjarët u shprehën se e gjetën trupin e pajetë duke shkuar për në punë. Indriti dhe familja e tij nuk raportohet të kenë konflikte me njeri.

EMRI/ Gjendet i vrarë një 34-vjeçar në Fushë-Krujë, policia i konstaton në këmbë një plagë me armë zjarri!

NJOFTIMI I POLICISË:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.

Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.