AKTUALITET

U mor e pandehur nga SPAK me akuzën për korrupsion me rrugën Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e tenderave në ARRSH është motra e Dallëndyshe Bicit

18:42 - 21.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elona Gogo,e cila u mor e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, është motra e Dallëndyshe Bicit, drejtoreshës së IKMT.




Gogos i është komunikuar dy ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme, e cila në finale të një hetimi 3 vjeçar zbuloi shkelje të kryera në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Sipas SPAK Elona Gogo, ish-kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave, në kundërshtim me ligjin skualifikoi nga gara kompaninë Gjoka, duke favorizuar atë fituese.

Burimet konfirmuan se Gogo, e cila ka mbajtur pozicione të ndryshme ne administratën publike dhe institucione të rëndësishme shtetërore, u paraqit në institucionin e akuzës dy ditë më parë e shoqëruar nga avokati i saj Sokol Hazizaj. Pasi është njohur me aktet, ka deklaruar se brenda afatit 10 ditor do të paraqesë argumentet e saj kundër akuzës.

Për të njëjtin tender, pritet t’i komunikohet akuzë edhe ish-drejtoreshës së autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.