AKTUALITET

Vdekja e Lear Kurtit, pezullohen tre policët që e shoqëruan në Komisariat

11:12 - 21.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pezullohen nga detyra tre efektivet që shoqëruan 32-vjeçarin Lear Kurti në komisariat mbrëmjen e së mërkurës. Mësohet se, efektivët janë pezulluar që dje nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku për tre ditë.




Kujtojmë se, Lear Kurti humbi jetën pas shoqërimit në polici mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa nuk dihet ende zyrtarisht arsyeja e shkarkimit të efektivëve.

SI NDODHI NGJARJA?

Gjithçka nisi kur rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentet e identifikimit.

Por ky i fundit, konkretisht 32-vjeçari Lear Kurti, tentoi të largohej, por u kap më pas. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.

ÇFARË KONKULUZIONI NXORRI EKSPERTIZA MJEKO-LIGJORE?

Pak çaste pasi trupi i Lear Kurtit u tërhoq nga morgu për t’i bërë edhe ceremoninë e lamtumirës, Prokuroria e Tiranës së bashku me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, dhanë një deklaratë të përbashkët për mediat, ku sqaruan ngjarjen e ndodhur.

Sipas njoftimit, nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore. Nuk rezulton që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Në kyçe konstatohen shenjat e krijuara në momentin e prangosjes.

Nga analiza e kryer e provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimeve, si pamje filmike, këqyrje dhe ekzaminime mjeko-ligjore, nuk evidentohen veprime të kundërligjshme të punonjësve të Policisë, gjatë dhe pas shoqërimit të shtetasit Lear Kurtit, 32 vjeç. Gjithashtu, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, vijojnë ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Detajet tronditëse: 32-vjeçarit i pushoi zemra në Komisariat, në spital shkoi i vdekur/ Çfarë ndodhi te “Don Bosko”?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.